|
During this visit, the Albanian delegation will meet and have talks with the top Japanese officials – His Majesty, Emperor Akihito, Prime Minister Mr. Fukuda, the Parliamentary Speaker, Mr. Kono, with Japanese parliamentarians, high representatives of Japanese business community and others.
|
|
Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Lulzim Basha u nis dje për një vizitë zyrtare në Japoni, në përbërje të delegacionit qeveritar të kryesuar nga Kryeministri Z. Sali Berisha. Gjatë kësaj vizite delegacioni shqiptar do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë japonezë si me Perandorin Akihito, Kryeministrin Fukuda, Kryetarin e Parlamentit Kono, parlamentarë japonezë, përfaqësues të komunitetit të biznesit japonez, etj. Kjo vizitë, e para e këtij niveli, do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve në të gjitha fushat dhe do të konkretizohet me zbatimin e projekteve në fushën e ekonomisë, energjetikës, punëve publike etj.
|