 Kjo fotografi tregon supergrumbullin e galaktikave Abell 901/902 – një bashkësi gjigande grupesh galaktikash të cilat janë mbledhur së bashku. Ajo përbëhet nga tre grupe galaktikash si dhe nga disa struktura gjatësore të përbëra nga galaktika, tipike për objekte të këtyre madhësive. Një grumbullim, Abell 901a, mund të shihet sipër dhe afër në të djathtë të yllit të kuq afër qendrës së fotos. Një tjetër Abell 901b, është më larg në të djathtë të Abell 901a, dhe pak më poshtë. Grumbulli Abell 902 është poshtë yllit të kuq, drejt fundit të fotos. Supergrumbulli Abell 901/902 lokalizohet pak më shumë se 2 miliard vjet dritë nga Toka, dhe përmban qindra galaktika në një zonë me përmasa rreth 16 milion vite dritë. Për krahasim, Grupi Lokal i galaktikave – ku ndodhet dhe Rruga e Qumështit (Galaktika jonë) ndërmjet 50 të tjerash – ka përmasa rreth 10 milion vite dritë. Kjo fotografi u mor nga Kamera Fotografuese me Fushë të Gjerë (WFI) e montuar tek teleskopi 2.2 m MPG/ESO, të lokalizuar në Observatorin La Silla në Kili. Duke përdorur të dhëna nga WFI dhe nga Teleskopi Hubble në hapsirë i NASA/ESA, në 2008 astronomët mundën të masnin në mënyrë të saktë shpërndarjen e lëndës së errët në këtë supergrumbull, duke treguar se grumbujt e galaktikave si dhe galaktikat individuale të cilat përbëjnë superstrukturën ndodhen midis grumbujve të mëdha me lëndë të errët. Për të bërë këtë, astronomët shikuan se si shtrembërohej drita, e 60 000 galaktikave të largëta, nga ndikimi gravitacional i lëndës së errët që përmban ky supe
|