 Ky imazh përshkruan Galaktikën NGC 4535, në konstelacionin e Virgjëreshës (Maiden), në një sfond të bukur të mbuluar plot me galaktika të largëta shumë të zbehta. Pamja e saj afërsisht rrethore tregon se ne e vëzhgojmë atë gati pingul me planin e rrotullimit të saj reth vetes. Në qendrën e galaktikës, ka një shirit shumë të dukshëm, me shirita pluhuri që harkoen shumë përpara ndërprerjeve të krahëve spiralë në fundet e shiritit. Ngjyra blu e krahëve spirale tregon për praninë e një numri të madh të yjeve të nxehtë të rinj. Sidoqoftë, yjet e vjetër dhe të ftohtë i japin qendrës së galaktikës një pamje në të verdhë. Kjo foto në dritën e dukshme për syrin e njeriut është marrë me ndihmën e instrumentit FORS1 tek Teleskopi Shumë i Madh 8.2 m i ESO-s. Ajo është zbuluar për herë të parë nga William Herschel në vitin 1785, meqë galaktika mund të shihet edhe nëpërmjet teleskopëve amatorë, të vegjël. Kur shihet me një teleskop të vogël, NGC 4535 ka një pamjen e mjegullt të një fantazme, nga kjo ngjashmëri, në vitet 1950, astronomi amator Leland S. Copeland e emëroi atë "Galaktika e humbur". NGC 4535 është një nga galaktikat më të mëdha në Grumbullin Virgjëresha, një grup masiv i rreth 2000 galaktikave, rreth 50 milion vite-dritë larg nesh. Edhe pse Grumbullimi Virgjëresha nuk është shumë më i madh se sa diametri i Grupit Lokal - grumbullimi galaktikës në të cilin ndodhet Rruga e Qumështit – ajo përmban pothuaj pesëdhjetë herë më shumë galaktika.
|