 Në një natë të qartë në Bavari, stafi i ESO-s mori pjesë në xhirimin e filmit të ESO-s në njësinë e re kompakte të lazerit që krijon yllin orientues, që shihet i ndezur këtu tek Observatori Publik Allgäu në Ottobeuren Gjermani. Duke përdorur ndriçimin nga celularët e tyre stafi përfitoi nga ekspozimi i gjatë i fotografisë për të vizatuar shkronjat “ESO” me dritë, ndërsa rrinin përballë observatorit. Majtas rrezes vertikale të lazerit mund të shihet Rruga e Qumështit. Afër horizontit mbi observator, mund të shihen gjurmët e pikëzuara të avionëve.Lazeri ka një rreze të fuqishme prej 20 vatësh, dhe për të mbrojtur pilotët dhe pasagjerët është krijuar një zonë ku ndalohet kalimi i avionëve rreth observatorit gjatë natës në orët e vrojtimit. Ky ndalim i trafikut ajror gjatë orëve të vrojtimit është krijuar nga Deutsche Flugsicherung (përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror në Gjermani). Yjet drejtues të formuar me anën e lazerit janë yje artificialë të krijuar në atmosferën e Tokës. Lazeri ndez atomet e natriumit në shtresën e atmosferës në lartësinë 90 km duke krijuar një yll artificial, i cili mund të vëzhgohet me teleskop. Të dhënat e marra nga matjet e këtij ylli përdoren në optikën adaptuese për të korrigjuar efektin turbullues të atmosferës gjatë vëzhgimeve. Në modelin e ri të ESO-s përdoret një lazer i fuqishëm, i cili lëshohet nga një një teleskop i vogël. Ai mund të montohet direkt tek teleskopi i madh. Ky koncept i cili ka marrë patentë dhe është licensuar nga ESO, do të përdoret edhe tek të katër njësitë e Teleskopëve Shumë të Mëdhenj të VLT-së. Ajo luan dhe një rol kryesor tek njësitë që do të përbëjnë Teleskopin e ardhshëm “European Extremely Large Telescope (E-ELT)”. Në kohën e
|