 Kjo fotografi e bërë nga ambasadori i fotove i ESO-s Farid Char, e qiellit të jugut mbi “hotelin” Banesën tek Observatori i ESO-s në Paranal, Kili, prezanton një pamje dinamike të qiellit të mbushur me yje. Për të treguar gjurmët e yjeve në qiell, Farid bëri një ekspozim prej 30 minutash për të shfaqur lëvizjen e dukshme të yjeve për shkak të rrotullimit të Tokës. Në qendër ndodhet poli qiellor i jugut, një pikë që duket sikur nuk lëviz. Në të majtë, dhe lart në foto, janë gjurmët e zgjatura të Resë së Madhe dhe të Vogël të Magelanit, galaktikave fqinje të Rrugës së Qumështit. Mbulesa e errët prej xhami poshtë yjeve që rrotullohen është pjesa e taracës së ndërtesës së banimit. Ky konstruksion i veçantë nëntokësor është përdorur, nga shkencëtarët dhe inxhinierët që punojnë tek observatori, që nga viti 2002. Gjatë ditës, mbulesa prej 35 metrash lejon dritën e Diellit të hyjë brenda ndërtesës. Tek observatori, që ndodhet mbi mal në lartësinë 2600 metra, konditat e mira astronomike vijnë me një çmim për shkak të kushteve të egra të Shkretëtiës së Atacama-s. Njerëzit atje përballen me dritën fortë të Diellit gjatë ditës, mungesën e madhe të lagështisë, si dhe me vështirësinëe frymëmarrjes për shkak të lartësisë. Për t’i ndihmuar ata që të qetësohen dhe hidratoen pas turneve të gjata në majën e malit, është ndërtuar një oaz artificial, me një oborr të vogël, një pishinë e cila rrit lagështinë e ajrit, një dhomë pritjeje, një dhomë ngrënie, si dhe ambjente të tjera shlodhjeje. Ndërtesa mund të mbajë deri në 100 persona. <
|