|
|
Gjatë vizitës në Maliq, Kryeministri Rama inspektoi në fshatin Drithas avancimin e punimeve për pastrimin e kanaleve ujitëse dhe kulluese, pas më shumë se 25 vitesh. “Ky kanal shton sipërfaqe nën ujë rreth 300 hektarë, në njësitë administrativë të Libonikut. Falë edhe projektit që qeveria po bën për kaskadën në lumin e Lunavecit, këto toka kalojnë nën ujë të gjitha dhe është një nga investimet më të rëndësishme për Maliqin. Deri tani kemi pastruar rreth 70 km kanale të dyta dhe të treta, që nuk ishin pastruar prej 25 vjetësh. Rreth 70 000 m kub dhera janë hequr nga kanalet dhe ata tashmë kanë ujë në të gjithë fushën,” – detajoi investimin kryetari i saj, Gazim Topçiu.
|
|
|
During his visit to Maliq, Prime Minister Rama inspected works for the cleaning of irrigation and drainage canals, which are being carried out in the village Drithas after more than 25 years. "This canal will increase the under-water area to some 300 hectares in the administrative units of Libonik. Thanks to the government project on the cascade of Lunavec River, all of these lands will go under water, and this is one of the most important investments for Maliq. So far we have cleared approximately 70 km of second and third canals which were not cleaned for 25 years. Some 70,000 cubic meters of dirt were removed from the canals, and they already provide water to the entire field”, Mayor of Maliq, Gazim Topçiu noted.
|