|
It is surprising how under such conditions, those teams would train and manage to touch the peaks of Europe, while facing superpowers. And actually, I do not know professor Xhela if I am correct, but our team didn’t make it to a semi-finals only for political reasons, because it had to take place with CSKA in Moscow.
|
|
Ndërkohë që sot, sigurisht që njerëzit e mëdhenj të basketbollit dhe volejbollit, këtu të pranishëm ose të tjerë që nuk janë sot këtu, kanë të drejtë të ndjehen të prekur në sedër kur shikojnë kontrastin e madh që ekziston midis asaj që bënë dhe bëhet për futbollin dhe asaj që ndodh me lojërat me dorë. Besoj që ka shumë gjëra për të cilat mund të diskutohet mbi “pse”, “si”, etj, por është e sigurt që shembulli i Asllan Rusit dhe Dashamir Fagut dhe shembulli i “Dinamo”-s, i “Partizani”-t të jashtëzakonshëm të atyre viteve për meshkuj apo shembulli tjetër i jashtëzakonshëm i “Dinamo”-s së femrave, - shpresoj që mos i ngelet hatri pjesës të mëvonshme të “Dinamo”-s së meshkujve, - tregon që pavarësisht rëndësisë së madhe që ka infrastruktura, në fund të ditës, edhe në një fushë me qymyr mund të bëhet histori. Është e habitshme se si në ato kushte, ato skuadra stërviteshin dhe arrinin që të preknin majat e Europës, duke u përballur me superfuqi. E faktikisht, nuk e di profesor Xhela, në qoftë se jam i saktë, por një gjysmëfinale u privua vetëm për faktin se duhet të zhvillohej me CSKA-në e Moskës e për arsye politike, skuadra nuk e bëri gjysmëfinalen.
|